Martin Zubimendi, zgjedh Arsenalin

Martin Zubimendi, zgjedh Arsenalin

E ardhmja e Martin Zubimendit tashmë ka marrë zgjidhje. 

Mesfushori do të jetë pjesë e Arsenalit, i cili së fundmi ka udhëtuar drejt Londrës për të vënë firmën në kontratë.

 Sipas ‘ The Athletic ‘, ‘’ Topchinjtë ‘’ do të shpenzojnë 65 milionë euro për spanjollin, një lojtar shumë i rëndësishëm tek Real Sociedadi në vitet e fundit, i grumbulluar gjithashtu edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ nga Luis de la Fuente. 

Në këtë mënyrë kryeqytetasit e kanë fituar duelin me Real Madridin, skuadër për të cilën 26 vjeçari ishte një prioritet. 

Në ‘’ Emirates ‘’ Martin Zubimendi do të gjejë bashkombasin Mikel Merino dhe ishi-n e Real Sociedadit Martin Odegaard. 

Sigurisht ‘’ The Gunners ‘’ janë një ekip me shumë traditë në Angli dhe nën drejtimin e Mikel Artetas ka arritur të jetë protagonist edhe në kompeticionet europiane. 

Kampionati anglez vijon të jetë shumë i preferuar nga lojtarët cilësorë dhe rasti i Martin Zubimendit e konfirmon këtë fakt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy