Chelsea përgatit largimet

Chelsea përgatit largimet

Revolucioni i Chelseat në këtë merkato vijon me ritmin e duhur dhe në ‘’ Stamford Bridge ‘’ po ndërmerren aksionet për ti dhënë zgjidhje çdo situatë që nuk e ka lënë të kënaqur Thomas Tuchelin .

‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë deklaruar elementët që nuk i shërbejnë të ardhmes së tyre ndër të cilët përfshihen Cesar Azpilicueta , Christian Pulisic, Hakim Ziyech, Timo Werner dhe Marcos Alonso , lojtarë që pretendohen në La Liga dhe Serinë A .

Ishi i Borussia Dortmundit nuk e ka fshehur zhgënjimin për largimin e Cesar Azpilicuetas i cili do ti bashkohet Barcelonës dhe në rastin e lojtarëve të tjerë pak a shumë e konsideron një vendim të drejtë, gjithmonë nëse nga drejtuesit e kryeqytetasve do të bëhet një punë cilësore në lidhje me gjetjen e zëvëndësuesve të tyre.

Fakti se Chelsea gjithmonë lufton për trofe të rëndësishëm imponon një analizë të detajuar të çdo transferimi për nisjen e kësaj etape të re e cila do të tregojë se si kanë vepruar gjigandët e Premier Leagues dhe më gjerë në merkaton e verës .

Me Thomas Tuchel në stol, Chelsea në të kaluarën arriti shumë shpejt të tregojë potencialin duke fituar Champions Leaguen dhe të besuarit e  gjermanit s’mendojnë të ndalen sepse i kanë të gjitha mundësitë për të triumfuar në të ardhmen .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy