
Mesut Ozil është prezantuar sot zyrtarisht si futbollisti më i ri i Fenerbahche-s në kampionatin turk. Fantazizti me këtë rast ka shkruar një letër lamtumire për klubin me të cilin kaloi 7 vite e gjysmë dhe arriti të realizonte 44 gola në 254 ndeshje.
Për tifozët e Arsenal Ozil thotë: “E kam të vështirë ta shkruaj me fjalë dashurinë që e ndiej për klubin dhe tifozët. Si mund t’i përshkruaj tetë vjet mirënjohjeje në një letër të vetme?
Do të jem përjetë topçi, nuk ka asnjë dyshim për këtë
Arsenali është një klub klasi dhe prestigji, diçka që e kam ndier çdo herë që kam shkelur në fushë. Lojtarët, stafi dhe trajnerët vijnë e shkojnë, por vlerat e klubit dhe tifozët do të mbesin përgjithmonë”.
Ozili iu bashkua Arsenalit nga Real Madridi në vitin 2013 për një shifër rekord për klubin në atë kohë, 45 milionë euro.



