Kukësi vazhdon të luajë jashtë edhe ndeshjet si pritës. Verilindorët në fundjave do të përballen me Egnatian, por edhe këtë sfidë do e luajnë larg Kukësit.
Stadiumi “Kukës Arena” nuk është ende gati dhe klubi duhet të gjente një stadium tjetër për këtë ndeshje.
Verilindorët kanë zgjedhur stadiumin e Kamzës për këtë sfidë, pasi ishte i vetmi i lirë për xhiron e 28-të.



