
Prej kohësh Rodrigo De Paul vijon të jetë kyç në mesfushën e Atletico Madridit.
Argjentinasi është një ndër më të mirët e 11-shes së bashkpatriotit Diego Simeone, i cili tashmë po ndiqet me kujdes nga Manchester United.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ ashtu siç quhen ndryshe kanë filluar tratativat për ta transferuar në ‘’ Old Trafford ‘’, të avantazhuar sigurisht edhe nga aspekti ekonomik, detaj që në shumë raste bën diferencën.
Të qënit tejet efikas në fazën defensive dhe atë ofensive, i karakterizuar gjithashtu nga një aspekt fizik për tu admiruar, ‘’ El Motorcito ‘’ po i ngjit pak e nga pak shkallët në karrierë.
Jo vetëm tek ‘’ Los Colchoneros ‘’ por edhe tek kombëtarja ‘’ Albiceleste ‘’, ishi i Udinezes është i padiskutueshëm, fakt shumë domethënës për vijimësinë.
Largimi nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ nuk do të jetë edhe aq i lehtë por nëse drejtuesit e 20 herë kampionëve të Premier Leagues do të ofrojnë një shifër të konsiderueshme, ndoshta Rodrigo De Paul mund të fillojë një eksperiencë të re, në një ndër pesë ligat më të rëndësishme të Europës.
Muajt e ardhshëm do të jenë determinante për të ardhmen e lojtarit nga Sarandi, i cili në pak vite është shëndërruar në një ndër më të spikaturit në qarkullim për sa i përket pozicionit në të cilin aktivizohet.



