
Duket se e ardhmja e Christian Pulisic do të jetë larg ‘’ San Siros ‘’.
Amerikani ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Milanit në lidhje me rinovimin e kontratës dhe tashmë disa klube në Premier League ja kanë hapur derën.
Kontrata e 27 vjeçarit me ‘’ Djallin ‘’ skadon në 2027-tën dhe qëndrimi në Milano nuk është i garantuar.
Lajmi është bërë me dije nga ‘ AS USA ‘, dhe vetë ishi i Chelseat nuk e ka fshehur dëshirën për tu rikthyer në Angli.
Flitet se në sajë të kësaj situate krerët e ‘’ Djallit ‘’ do ti ofrojnë një tjetër shifër për ta bindur por gjithsesi duhet evidentuar se cilësitë e tij vijojnë të tërheqin ekipe në një ndër kampionatet më të bukur të Europës.
Nëse gjërat nuk do të ndryshojnë në kampin e italianëve, ndoshta e ardhmja e ishi-t të Borussia Dortmundit do të jetë në Premier League, kampionat të cilin e njeh shumë mirë.
Sezoni aktual është i treti tek shtatë herë kampionët e Champions Leagues, i reflektuar deri më tani me 6 gola dhe 2 asiste në 9 sfida, lojtar kyç edhe tek Amerika e Mauricio Pochettinos.



