Atletico Madridi, nuk e harron Paulo Dybalan

Atletico Madridi, nuk e harron Paulo Dybalan

Gjatë kësaj merkatoje verore sigurisht parashikohet se do të ketë disa protagonistë.

Një ndër to do të jetë Paulo Dybala, i cili vijon të konsiderohet nga ekipet me emër. Atletico Madridi edhe më përpara ka tentuar transferimin e argjentinasit në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’, drejtuesit e të cilëve do të tentojnë të përfitojnë nga klauzola e prishjes së kontratës me Romën, e vlerësuar 12 milionë euro.

Besohet se shumë gjëra do të ndryshojnë tek ‘’ Verdhekuqtë ‘’ dhe nuk përjashtohet as largimi i Jose Mourinhos nga ‘’ Olimpico ‘’.

 

Drupal Ad

 

 

 

Luzitani mbetet një ndër më të mirët e botës por nga ana tjetër traineri Diego Simeone gjithmonë e ka patur në planet e tij bashkombasin.

Megjithatë, italianët s’do ta kenë aspak të lehtë sepse nga një anë është vlera e sipërpërmendur por gjithashtu rëndësia e 30 vjeçarit në skemat e Daniele De Rossit.

Roma shquhet si një ekip tejet ambicioz, i fitues i Conference Leagues në të kaluarën.

Nëse do të arrijnë të sigurojnë qëndrimin e Paulo Dybalas, drejtuesit e Romës do të duhet ti paguajnë afro 6 milionë euro golashënuesit, shifër e cila do të konsiderohej një lloj bonusi për besnikërinë e ishi-t të Juventusit ndaj këtij klubi.

Paulo Dybala ka përfunduar sezonin e dytë, të shoqëruar me 16 gola dhe 10 asiste në 35 sfida, me një ekip që konsiderohet pretendent serioz për të fituar tituj në të ardhmen, kryesisht në Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy