
Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se problemi i Dinamos, është te merkato e bërë në verë. Më tej Tahiri tha se ndaj Tiranës, skuadra e Shkëmbit nuk u përpoq të reagonte.
“Dinamo ndoshta u fut me euforinë e ndeshjes së Kupës ndaj Tiranës në kampionat. E keqja e Dinamos është se nuk u përpoq të reagonte. Nuk fare fare mesfusha. Kishin probleme me shpektësinë e Xhixhës dhe Seferit. Edhe ndërrimet nuk i sjellin ndryshime kësaj skuadre. Dinamo është ekip i ri, tani po formohet. Me këtë ekip që ka, është shumë e vështirë që Dinamo të dalë kampion. Lojtarët duhet të jenë më me eksperiencë dhe të fortë. Problemi i Dinamos mendoj se është te merkato e bërë në verë.”, u shpreh Tahiri.



