Lufta në Iran rrezikon ëndrrën e Irakut për Kupën e Botës 2026

Lufta në Iran rrezikon ëndrrën e Irakut për Kupën e Botës 2026

Kombëtarja e Irakut rrezikon të humbasë mundësinë historike për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026 për shkak të konfliktit në Iran dhe mbylljes së hapësirës ajrore në rajon. 

 

Skuadra e Irakut duhet të luajë më 31 mars në Monterrey të Meksikës një ndeshje vendimtare ndaj fituesit të përballjes Bolivia–Suriname, por shumica e lojtarëve dhe stafit janë të bllokuar në Irak dhe nuk mund të udhëtojnë.

 

Trajneri Graham Arnold tha se situata është shumë stresuese dhe se ka disa plane alternative, por udhëtimi mbetet pothuajse i pamundur. 

 

Edhe stafi mjekësor dhe vetë trajneri janë të shpërndarë në vende të ndryshme për shkak të kufizimeve të udhëtimit dhe mbylljes së ambasadave.

 

Federata e Futbollit e Irakut i ka kërkuar FIFA-s shtyrjen e ndeshjes, ndërsa vendimi pritet brenda javës. Nëse konflikti vazhdon dhe Irani tërhiqet nga turneu, trajneri Arnold beson se vendi vakant në Kupën e Botës duhet t’i takojë Irakut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy