Krasniqi: Kosovarët janë të vetmit që do e duan gjithmonë kombëtaren e Shqipërisë

Krasniqi: Kosovarët janë të vetmit që do e duan gjithmonë kombëtaren e Shqipërisë

Milaim Krasniqi, gazetar sporti në Kosovë, në emisionin “SportZone” në MCN TV, u shpreh se nuk do të jetë e largët dita kur do e shikojmë Shqipërinë dhe Kosovën, bashkë në një kompeticion madhor, si Europiani dhe Botërori.

Ai gjithashtu deklaroi se pas shqiptarëve, kosovarët janë të vetmit që do e duan gjithmonë kombëtaren e Shqipërisë.

“Në rrugët e Prishtinës sot më shumë dëgjohej kënga “Shqipërinë e dua se jam shqiptar, Kosovën e dua së jam kosovar.”

Përveç shqiptarëve, kosovarët janë të vetmit që do e duan gjithmonë kombëtaren shqiptare. Shqipëria në të ardhmen do të jetë shumë e fuqishme. Edhe lojtarët e Kosovës, janë rritur në vende jashtë.

Grupin e Kosovës mund ta shikojmë si shumë të vështirë sepse ende nuk është zyrtarizuar trajneri, për të cilin presidenti Ademi tha se mund ta tregojë nesër. Mund të ketë rezultate pozitive si për Shqipërinë dhe Kosovën. Nuk do të jetë e largët dita, kur dy përfaqësueset do i shikojmë në një kompeticion të madh, Europian ose Botëror.

Agim Ademi tha se brenda javës, por unë mendoj se nesër do zyrtarizohet trajneri i ri. Ademi më ka thënë se dëshira e tij e madhe është që të ketë një trajner gjerman në krye të Kosovës. Kemi dy miqësore, që trajneri i ri të përshtatë skuadrën.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy