
Nuk prodhoi fitues dueli i pretendentëve në Superligën e Kosovës, mes Ballkanit dhe Llapit.
Sfida u mbyll në barazim pa gola, ndonëse rastet për shënim nuk munguan nga të dyja ekipet. Sa i përket renditjes, Ballkani mbetet në vendin e parë me 52 pikë, 1 më shumë se Llapi i vendit të dytë.
Ky barazim, kthehet si një “asist” për rivalët, për të ngushtuar diferencën me kreun.
Malisheva triumfoi 0-3 ndaj Lirisë në transfertë dhe mban vendin e katërt në renditje me 47 pikë. Mundësi e mirë për Dritën e vendit të tretë, që në rast fitoreje do të ngjitej në krye.



