
Arlind Ajeti ka ndryshuar sërish skuadër, teksa është larguar nga Italia. Mbrojtësi i Shqipërisë, është zyrtarizuar këtë të martë, te skuadra e Cluj në Rumani. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi, nëpërmjet një komunikate zyrtare. Në sezonin e fundit, Ajeti ishte pjesë e Podernone në Itali, me të cilët mbylli kontratën dhe doli lojtar i lirë. Te Cluj, Ajeti do të gjejë një tjetër lojtar shqiptar, Ermal Krasniqin, i cili u transferua në merkaton e janarit të këtij viti.



