
Gjatë merkatos së verës tek Bayern Muncheni u dha maksimumi për të formuar ekipin më të mirë të mundshëm në lidhje me sezonin e ri.
Mirëpo, gjermanët nuk mundën të konkretizonin disa marrëveshje, një ndër të cilat ishte ajo me Gabriel Martinellin.
Sipas Fabrizio Romanos braziliani është shëndërruar në një ndër më të spikaturit në kontinentin e vjetër por fatkeqësisht bavarezët nuk do ta kenë pjesë të tyren.
Insistimi i drejtuesve të Arsenalit ishte më i madh, i cili është shumë i rëndësishëm në 11-shen e formuar nga traineri Mikel Arteta.
Presidenti Herbert Hainer ofroi 30-35 milionë euro për golashënuesin 24 vjeçar, i cili ka nisur sezonin e shtatë në rradhët e ‘’ Topchinvje ‘’.
Numri një i stolit të kryeqytetasve është i ndërgjegjshëm për cilësitë e ishi-t të Ituanos, për të cilin pronari Stan Kroenke nuk do të negociojë për më pak se 70 milionë euro.
Duhet kujtuar se momentalisht ylli i ofensivës është ndër më të rrezikshmit në Europë, i cili e ka ndihmuar Arsenalin për të bërë mirë në sfidat e para të Premier Leagues.



