Atletico fokuson Yangel Herreran

Atletico fokuson Yangel Herreran

E ardhmja skeptike e Saul Niguez , Geoffrey Kondogbia dhe  Hector Herreras tek Atletico  ka impulsuar lëvizjen e gurëve nga Diego Simeone për prurjet e verës .   Nuk ka asnjë dyshim që argjentinasi është traineri më i rëndësishëm i historisë së  ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe me  forcën e karakterit  dhe shpirtin luftarak ka arritur ta ngjisë Atleticon në një stad që ishte i vështirë për tu parashikuar . Fitimi i La Ligas mbas 6 sezonesh  ka shënuar fillimin e një etape të re për Atleticon  , skuadër që do të ketë një detyrë të vështirë për të mbajtur ritmin edhe në sezonin vijues. 

Merkatoja po afron dhe entuziazmi i Atleticos sa vjen e shtohet . Eshtë mesfushori i Granadës Yangel Herrera ai që e ka impresionuar Diego Simeonen . Pas një sezoni të shkëlqyer tek andaluzët , ekip ku ishte në cilësinë e huazimit pasi kartoni i tij është në pronësi të Manchester City-t , 23 vjeçari tashmë  do të ketë shansin për të vlerësuar interesin e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ , skuadër që e njeh shumë mirë për arsye të eksperiencës në La Liga . 

 Kapaciteti i tij i përmbush pritshmëritë e Atletico Madridit sepse është një lojtar polivalent dhe ka ditur të shëndërrohet në një prej pikave kyçe në skemat e  Robert Morenos. Megjithatë  kryeqytetasve i mbetet një rrugë e gjatë përpara sepse do ti duhet të bindin Manchester City-n për ta lënë të lirë perlën nga Venezuela .  

Sezoni për Yangel Herreran në aspektin e përgjithshëm është mbyllur me sukses  të cilin e ka kanalizuar me  38 ndeshje , 8 gola dhe 2 asiste me një skuadër që arriti të thyejë çdo parashikim në Uefa Europa League , ku ‘’ Los Rojiblancos ‘’ e mbyllën eksperiencën e tyre në çerekfinale duke u eleminuar  nga Manchester United .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy