
Fallou Diagne, i largua nga Vllaznia, pak javë para përfundimit të kampionatit, për shkak të përlasjeve që kishte në ekip.
Ditën e sotme, mbrojtësi është zyrtarizuar te skuadra e Chennaiyin në Indi. Diagne, do të gjejë aty ish-trajnerin e tij te Vllaznia, Thomas Brdaric.
Ka qenë ky i fundit, që i ka kërkuar drejtuesve të skuadrës, afrimin e lojtarit 32-vjeçarit, cilësitë e të cilit i njeh mjaft mirë.



