Dani Ceballos drejt Milanit

Dani Ceballos drejt Milanit

 Prej kohësh tek Milani ka filluar puna në funksion të merkatos së verës.

Tek kuqezinjtë priten përforcime në disa reparte, kryesisht në mesfushë.

Italianët i janë rikthyer një objektivi të vjetër, në listën e të cilëve tanimë është përfshirë Dani Ceballos.

Spanjolli mund të transferohet shumѱ shpejt në ‘’ San Siro ‘’ duke qenë se marrëdhëniet ndërmjet dy klubeve vijojnë të jenë të shkëlqyera.

E ardhmja e ishi-t të Real Betisit mbetet e paqartë, i cili pretendohet edhe nga të tjerë ekipe cilësorë.

Aktivizimi me ‘’ Galaktikët ‘’ ka rezultuar i reduktuar në sezonet e fundit dhe sipas ‘ Mundodeportivos ‘, shtatë herë fituesit e Champions Leagues kanë hyrë në garë për të përfituar shërbimet e 27 vjeçarit.

Numri një i stolit kërkon më shumë grintë, kreativitet dhe efikasitet në këtë repart dhe Dani Ceballos konsiderohet lojtari i duhur për arritjen e këtij objektivi.

‘’ Djalli ‘’ aspiron për tu rikthyer në atë rivalin e dikurshëm, pretendent njëkohësisht për të fituar tituj, në Itali dhe Europë.

Humbja e terrenit, sidomos në Itali në dy sezonet e fundit, imponon drejtuesit për të dhënë maksimumin gjatë kësaj periudhe për të ngushtuar diferencën me rivalët dhe arritjen e suksesit, në çdo kompeticion pjesëmarrës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy