Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës së kthimit, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, ndaj Bayern Munich.
Tekniku italian u shfaq optimist dhe besimplotë, se skuadra e tij do të kualifikohet në finale.
Nuk mungoi edhe vlerësimi maksimal ndaj kundërshtarit, para kësaj përballje.
Jemi shumë entuziastë, sepse kemi mundësinë e madhe për të arritur një finale. Jemi shumë të motivuar dhe do të përpiqemi të bëjmë më mirë se kundërshtari.
Si klube jemi të ngjashëm, e komentuam që nga Mynihu, ata kanë një traditë të madhe, histori dhe shumë suksese në Champions League. Ne e respektojmë njëri-tjetrin dhe është e drejtë që të jetë kështu. Në një gjysmëfinale duhet të respektosh kundërshtarin, kjo edhe për faktin se ata bënë më mirë se ne në ndeshjen e parë.
Jemi dy skuadra që luajmë shumë mirë në tranzicion, sepse kemi përpara lojtarë cilësorë dhe të shpejtë. Në fakt besoj se ne jemi dy më të rrezikshmit në Europë në këtë kuptim. Për të shmangur tranzicionet të duhet një ekuilibër i mirë, por nuk është e lehtë.
Ndeshja mes Real Madrid dhe Bayern Munich, do të luhet mbrëmjen e kësaj të mërkure, duke nisur nga ora 21:00.



