Vijojnë përpjekjet e institucioneve shqiptare, për të ndaluar ekstradimin e Ismail Morinës nga Kroacia drejt Serbisë. Së fundmi FSHF ka vënë në dispozicion të Ministrisë së Drejtësisë praktikën e ndeshjes Serbi – Shqipëri, të cilën Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e ka klasifikuar si një shkelje të natyrës administrative dhe jo penale.



