
Komentatori dhe gazetari sportiv, Kristo Thoma, i ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, është shprehur se pavarësisht gjithçkaje, gjithmonë opinioni sportiv do kërkojë më shumë për Kombëtaren. Gjithashtu më tej, Thoma tha se Shqipëria po kalon një moment shumë të mirë.
“Kombëtarja atakohet dhe do të atakohet gjithmonë nga ata që kërkojnë më shumë. Opinioni sportiv duke dashur më të mirën, do e gjejë diçka që kërkon të përmirësojë. Kombëtarja jo vetëm që barazoi me Uellsin, por për gjithë këtë kohë, po kalon një moment shumë të mirë. Mesfusha dhe sulmi ha shumë diskutim. Është diskutuar pse Broja u rikthye te U-21 dhe nuk ishte me Kombëtaren. Në miqësore mund të zhbllokohej dhe të gjente golin. Më kujtohen shenjat e para të skuadrës së De Biazit, që ishte fitorja 1-0 në Norvegji. Duhet të dimë të mbrohemi mirë dhe të shfrytëzojmë rastin që na jepet. Me Uellsin, ashtu si me Anglinë në Tiranë, u mbrojtëm mirë dhe e kishim rastin për të kaluar në avantazh”, u shpreh Kristo Thoma.



