Inter dhe Roma, duel për Nacho Fernandez

Inter dhe Roma, duel për Nacho Fernandez

 Tek Real Madridi ka filluar të mendohet seriozisht për merkaton e verës, periudhë e cila do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen.

Pritet që të largohen disa lojtarë nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, një ndër të cilët do të jetë me shumë gjasa Nacho Fernandez.

Mbrojtësi e përfundon kontratën në 30 qershor me ‘’ Galaktikët ‘’, i cili prej shumë vitesh ka shfaqur një rendiment për tu marrë shembull me skuadrën e zemrës.

Në Itali ka filluar me kohë interesi për 34 vjeçarin, lojtar me shumë eksperiencë, i cili e ka zhvilluar të gjithë karrierën me kryeqytetasit.

Interi dhe Roma janë dy ekipe, drejtuesit e të cilëve besojnë tek potenciali i Nacho Fernandez, për të cilin do të ishte i vështirë qëndrimi tek Real Madridi pasi Carlo Ancelotti e ka të mirëmbuluar prapavijën me prezencen e Rudiger, Militaos dhe David Alabas.

Kështu që Seria A, një ndër pesë kampionatet me prestigjozë të Europës, konsiderohet një urë shpëtimi për lojtarin e lindur në Alcala de Henares.

Si zikaltërit ashtu edhe ‘’ Verdhekuqtë ‘’ konsiderohen një destinacion interesant, ekipe që e treguan potencialin në të kaluarën, në Itali dhe kontinentin e vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy