
Moderatori i emisionit “Arnautistan”, Mustafa Nano ka thënë se Italia i dha leksion Belgjikës për 75 minuta. I ftuar në “Euro Zone” në MCN TV, Nano u shpreh se për ndeshjen e sotme ishte i frikësuar, për shkak se dy mesfushorët italianë, Verrati dhe Jorginho janë të ngadaltë.
“Italia gjithmonë ka qenë një skuadër e mirë. Ka qenë një skuadër që të dominonte në fushë. Sot i dha leksion Belgjikës për 75 minuta, deri sa dolën këta lojtarët titullarët. Belgët janë një skuadër e madhe. Isha i frikësuar si tifoz i italianëve në fillim, Verrati dhe Jorginho janë lojtarë të mirë, por janë të ngadaltë dhe mund të përfitonte kështu Belgjika."
Gjithashtu ai shtoi se skuadra e Mancinit bën një futboll shumë të bukur dhe duhet ta marrin shembull të gjitha kombëtaret e tjera të mëdha.
"Meritat e Mancini janë të padiskutueshme. Nuk më kanë pëlqyer në të kaluarën lojërat e skuadrave të tij, por këtë herë, mua më është dukur sikur ai ka nxjerrë, një futboll që duhet ta imitojnë edhe skuadrat e mëdha. Edhe këtë Tiki-Taka e ka bërë ndryshe nga Spanja. Ka edhe lojtarë shumë të mirë. Ka shfrytëzuar aftësitë e Verratit. Unë tifoz me Italinë jam, por në fund nuk më pëlqeu që shikoja lojtarët të shtriheshin në fushë për të vonuar lojën.”, tha Nano.



