Zidane  refuzon Newcastle

Zidane refuzon Newcastle

Euforia e Newcastle pas marrjes në pronësi të sheikëve arabë nuk ka të sosur por jo gjithmonë aspekti ekonomik rezulton një element bindës për shumë figura të njohura .

 I tillë është edhe rasti  me Zinedine Zidane i cili ia ka zbehur disi entuziazmin  bardhezinvje  duke refuzuar ofertën e  Mohamed Bin Salman .   Përgjigjen e tij francezi e ka justifikuar me faktin se kërkon të drejtojë një projekt solid që do ti garantojë benefite  në të ardhmën  dhe e shikon me skepticizëm një eksperiencë të tillë tek anglezët.  

Kurrikulumi i  ‘’ Zizou ‘’ është aq i pasur sa që jep shpresa për të arritur  shumë suksese në të ardhmen por ka vendosur ti shpalosë idetë e tij tek një tjetër skuadër .

Historia me Real Madridin është disi e vështirë të përsëritet sepse asokohe ‘’ Galaktikët ‘’ kishin në përbërje 5 herë fituesin e Topit të Artë Cristiano Ronaldo i cili është një shembull i pa hasur ndonjëherë në  futboll . 

Megjithatë eksperienca e fituar në krye të stolit besohet se s’do ta lërë me duar bosh ish kampionin e botës i cili kërkon të drejtojë një skuadër e cila mund t’ia përsërisë ndjesitë e të kaluarës .

Nga ana tjetër Newcastle sapo ka filluar rrugëtimin drejt suksesit dhe sigurisht milionat e Mohamed Bin Salman janë një element shpresëdhënës për të firmosur me teknikun e dëshiruar .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy