
Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli për MCN TV, pas fitores në derbi ndaj Dinamos.
Shehi tha se skuadra duhet të ketë agresivitet si sot, për ndeshjet e ardhshme.
Unë mendoj që këtë agresivitet, këtë përqëndrim, këtë vlerësim mendoj që duhet ta kemi në ndeshjet e fundit. Kemi çaluar pak në këtë anë. Kjo fitore na vjen në momentin e duhur. Ne donim që të fitonim këtë ndeshje edhe pas asaj që thash, që vinim pas rezultateve jo pozitive, pastaj për ndeshjen e ardhshme, derbi mbetet derbi.
Agresiviteti dhe dyluftimet janë shumë të rëndësishme, në pjesën e dytë kur kundërshtari doli me një lojtar duhej pak minuta për të kuptuar situatën sepse mobilizimi i atyre dyfishohej, por edhe ne dolëm 4-2-3-1 me Rrapajn që ishte gjithmonë mbas Skukës. Kur ishim superior mendoj që po nxitonim pak, po shkonim në sulm shumë shpejt kur duhej të qarkullonim topin



