Real Madridi, synon Dusan Vlahovic

Real Madridi, synon Dusan Vlahovic

 Ashtu siç pritej rikthimi i Jose Mourinhos tek Real Madridi do të shoqërohej me një merkato cilësore.

 ‘’ The Special One ‘’ mbetet një ndër më të mirët në botë dhe Florentino Perezi beson se do ti japë ‘’ Galaktikëve ‘’ atë që meritojnë. 

Dusan Vlahovic tashmë është pjesë e planeve të tij i cili e ka finalizuar kontratën me Juventusin në 30 qershor.

 Serbi pretendon rreth 8 milionë euro në sezon dhe mund të rezultojë një ndihmë për Endrick dhe Gonzalo Garcian.

 26 vjeçari është i ndërgjegjshëm për presionin e të luajturit tek një ekip elite dhe në rastin konkret mund të ketë fatin ti përfaqësojë madrilenët. 

Ishi i Fiorentinës është shumë i fuqishëm në aspektin fizik, nuhatës goli dhe sigurisht tejet efektiv në duelet një kundra një. 

10 gola në 23 sfida ishin statistikat e sezonit të kaluar me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ por duhet theksuar se ka ende shumë për të dhënë në fushën e lojës. 

Kalimi në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të varet nëse Gonzalo Garcia do të largohet dhe nëse do të jetë kështu nëse do të arrihet marrëveshja do të formonte një trident me Endrick dhe Kylian Mbappe. 

Përfundimi i kontratës me ish rekordmenët e Scudettos i jep një avantazh të dukshëm ‘’ Los Merengues ‘’ tek të cilët ka nisur një revolucion me strategun portugez në stol.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy