
Transferimi i Romelu Lukakut në ‘’ Stamford Bridge ‘’ ia ka shtuar motivimin drejtuesve të Chelseat për mbërritjen e të tjerë komponentëve cilësorë . Kampioni në fuqi i Champions Leagues pas tentativave të pandalura edhe për mbrojtësin Jules Kounde , tanimë preferon mesfushorin Saul Niguez.
Për spanjollin prej shumë kohësh luftojnë Liverpool , Manchester United dhe Barcelona por ‘’ Blutë e Londrës ‘’ duan t’ia vështirësojnë rrugën gjigandëve të kontinentit të vjetër për 26 vjeçarin .
Sezoni i ri do të jetë një luftë konstante nga kryeqytetasit për mbrojtjen e titullit të arritur të cilin synojnë ta pasurojnë me të tjerë trofe në vitrinë . Lajmi është publikuar nga gazetari i famshëm italian Fabrizio Romano i cili ka shtuar se anglezët do të këmbngulin për këtë lojtar i cili vjen pas një eksperience të mrekullueshme me ‘’ Los Colchoneros ‘’ të cilët ndryshuan historinë e Primera Division duke ulur nga froni Barcelonën dhe Real Madridin .
Pavarësisht se është një operacion i vështirë për shkak të konkurrencës së fortë , fuqia ekonomike e manjatit rus Roman Abramovich dhe sidomos sukseset që mban Chelsea mbi supe mund të rezultojnë një arsye e fortë për Saul Niguez për tu bërë pjesë e një ndër skuadrave më kompetitive në planet .



