Hysaj: Italia nuk është ashtu siç duket, të provojmë kalimin e grupit

Hysaj: Italia nuk është ashtu siç duket, të provojmë kalimin e grupit

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, foli në konferencë për mediat, nga grumbullimi i Shqipërisë në Gjermani.

Hysaj deklaroi se ekipi ka punuar shumë mirë gjatë kësaj kohë dhe janë gati për Europianin.

Në lidhje me kundërshtarin e parë, mbrojtësi theksoi se Italia duket nga jashtë në vështirësi, por e vërteta është ndryshe.

Drupal Ad

 

Kemi punuar shumë fizikisht. Nuk kemi qenë në 100%-n tonë në dy ndeshjet miqësore. Treguam se jemi në formë të mirë dhe po stërvitemi akoma më shumë që të jemi gati për ndeshjen me Italinë.

Po punojmë që të jemi sa më kompaktë dhe të mos lëmë shumë hapësira për kundërshtarët. Janë tri ndeshje shumë të forta, por edhe shumë të bukura. Duhet ta gëzojmë këtë Europian, nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Dikush mund të mos thirret pas Europianit, por ndodh në futboll.

Duket nga jashtë si një skuadër në vështirësi, por nuk është ashtu siç duket. Unë e njoh Italinë. Është skuadër shumë e fortë, ka individë të fortë. I njoh, pasi kam luajtur ndaj tyre, një pjesë i kam edhe shokë skuadre. Ta marrim seriozisht, sepse Italia nuk është ashtu siç duket në miqësore. Nuk është gjë e mirë nëse humbim, është problem nëse humbim me Italinë. Të jemi më seriozë, mund dhe duhet ta provojmë kalimin e grupit. Nuk më pëlqen fraza që Italia nuk ka lojtarë të fortë. Është një skuadër ndër më të fortat. Edhe Europianin e fundit e fitoi pavarësisht se askush nuk besonte tek Italia.

Hysaj deklaroi se fakti që Shqipëria nuk shihet si favorite, është motivim për lojtarët dhe presioni kalon të kundërshtari.

Ndihem më mirë kur më thonë që ne nuk jemi favoritët. Na motivon, është më bukur. Presioni kalon tek ata. Ne i dimë vlerat tona, mund të arrijmë diçka, mund të fitojmë edhe ndaj skuadrave të forta. Futbollit nuk i dihet kurrë.

Rëndësi ka të mos humbim, edhe pika është e mira. Më mirë një sesa asnjë. Portugalia fitoi Europianin me barazime. Besoj që kemi bërë një ndërrim në mendje. Më parë ishim më të relaksuar, jemi më të përqendruar në fushë.

Të gjithë skuadrat kanë pika të dobëta. Do përpiqemi të gjejmë dobësi tek Italia, do na ndihmojë edhe trajneri. Italisë i mungon një bomber. Immobile është kampion, prisja të luaja përballë tij, më vjen keq që nuk është, por sezoni i fundit nuk ka qenë shumë pozitiv për të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy