
Ish-lojtari, Ardi Behari, duke folur për sezonin e Tiranës, u shpreh se bardheblutë kanë treguar se dinë të ringrihen edhe pas periudhave të vështira.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Behari theksoi se Tirana ka përfituar sepse rivalët nuk kanë pasur stabilitet.
Tiranës nuk i heqim asnjë meritë këtë sezon. Unë do e quaja ‘Seferi dhe të tjerët’. Ishte nga të parët që rikthehej në mbrojtje dhe i jepte një ndihmë të madhe ekipit. Tirana i nxjerr dhe i mban këta lojtarët. Tirana ka përfituar edhe nga oshilacionet e të tjerëve. Skuadrat që e kanë ndjekur nuk kanë pasur stabilitet. Tirana di të ngrihet shumë shpejt kur bie.
Ka pasur dy faza jo të mira. Më kujtohet në janar, kur u kthyen nga pushimet dhe nuk ishin në formë, por e gjetën mënyrën për t’u ngritur. Tani kjo diferencë i jep mundësinë të mendojnë për të ardhmen dhe për Europën.



