
Ecuria e shkëlqyer e Claudio Echeverrit në Botërorin e moshave , kompeticion ku Argjentina ka arritur gjysëmfinalet tashmë është pasuar me një interes masiv për yllin e River Plates.
Tregolëshi i shënuar në çerekfinale kundër Brazilit impresionoi çdokënd dhe tanimë Real Madridi , Paris St Germain, Manchester City, Juventusi, Milan ,Benfika dhe Interi janë në garë për të përfituar shërbimet e perlës nga Resistencia.
Vlera e klauzolës për prishjen e kontratës me ‘’ Los Millonarios ‘’ arrin 30 milionë eurot, shifër aspak problematike për pretendentët.
17 vjeçari e ka bërë krenar trainerin Diego Placente, kombëtaren e të cilit e pret një sfidë shumë e vështirë kundër Gjermanisë , për të cilin drejtuesit e skuadrës nga Buenos Aires kanë përcaktuar 50 milionë euro për largimin nga i famshmi ‘’ El Monumental ‘’.



