Roberto Moreno refuzon Kosovën, do të drejtojë në Rusi

Roberto Moreno refuzon Kosovën, do të drejtojë në Rusi

Trajneri Roberto Moreno, u përfol si kandidat për të marrë drejtimin e Kosovës, pas largimit të Primoz Gliha.

Vetë presidenti i FFK, Agim Ademi kishte një takim me teknikun spanjoll, ku i bëri edhe propozimin për të marrë drejtimin e “dardanëve”.

Megjithatë Moreno tashmë e ka marrë vendimin dhe ka refuzuar të drejtojë Kosovën.  

Ish-ndihmësi i Luis Enriques te Barcelona, Celta Vigo, Roma dhe kombëtarja e Spanjës, ka pranuar ofertën e Sochi, klubit që mbyll renditjen në elitën e futbollit rus.

Nënshkrimi me klubin rus është raportuar nga shtypi spanjoll dhe do të prezantohet si trajneri i katërt i skuadrës së Sochi, gjatë këtij edicioni.

Gjatë karrierës si trajner, Moreno ka drejtuar skuadra, si Granada në La Liga e Monaco në Ligue 1, por jo vetëm, pasi ka drejtuar edhe Kombëtaren spanjolle, për një periudhë të shkurtër pas tërheqjes së përkohshme të Luis Enrique për shkak të vdekjes së vajzës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy