
Pas Barcelonës , Arsenalit, Liverpoolit dhe Real Madridit, sipas ‘ Team Talk ‘ në orët e fundit edhe Manchester City ka shfaqur interes për Florian Wirtz .
Largimi i Ilkay Gundogan, i cili do ti japë lamtumirën anglezëve në verë , e bën të domosdoshëm transferimin e një tjetër lojtari në ‘’ Etihad ‘’ dhe me shumë gjasa gjermani do të veshë fanellën bardhekaltër.
Megjithatë, ishi-t të Borussia Dortmundit mund ti bashkohet edhe Bernardo Silva, i cili po shqyrton disa oferta nga klube të rëndësishëm.
Pa dyshim 19 vjeçari është shëndërruar në një referent në ekipin e Xabi Alonsos por Manchester City s’do ta ketë aspak të lehtë sepse lufta do të jetë e ashpër deri në fund.
Kontrata e Florian Wirtz me ‘ Aspirinat ‘ merr fund në 2027-tën dhe klauzola e prishjes së saj aktualisht arrin 70 milionë eurot .
Gjithsesi , Pep Guardiola nuk është mjaftuar me kaq dhe vijon të analizojë edhe emra të tjerë , si përshembull Gavi , Declan Rice, Mateo Kovacic dhe Mateo Lavian, i cili aktivizohet në rradhët e Southamptonit.



