Ish-futbollisti, Ermal Tahiri u shpreh se të gjitha ekipet e Superiores janë në formë të njëjtë, duke përjashtuar Kastriotin. I ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, Tahiri tha se problemi i Vllaznisë për të mposhtur Teutën është psikologjik.
“E sollëm VAR që të jemi sa më të qetë. Vllanzia ka probleme me Teutën. Probleme psikologjike do thoja, pasi nuk po e mposht dot. Përjashtuar Kastriotin, të gjitha ekipet e Superiore janë në formë të njëjtë. Teutës iu largua Bregu, por kanë ardhur dy lojtarë që shënojnë gola. Erdhi Kallaku, erdhën edhe dy lojtarë në sulm. Luan me Plakun, por ai nuk mund të luajë 90 minuta. Mund të bëhet një treshe sulmi shumë e mirë.”, u shpreh Tahiri.



