Barcelona peshkon tek Ajaxi

Barcelona peshkon tek Ajaxi

Me qëndrimin në Barcelonë traineri Ronald Koeman do të ketë një detyrë të vështirë përpara e cila lidhet me formimin e një skuadre kompetitive në vigjilie të  sezonit të ri . Pas firmosjes me Sergio Agueron që ishte një dëshirë e vjetër e drejtuesve , këmbngulja e ‘’ Blaugranëve ‘’ do të bëhet edhe më e madhe  . Dy nga pikat më  interesante të projektit të Joan Laportas me rizgjedhjen si president i ‘’ Los Cules ‘’ ishin formimi i një skuadre kompetitive që do të bazohet në rikuperimin  e vlerave të humbura  dhe sidomos qëndrimi në Katalunjë i  legjendës së klubit Lionel Messi . Deri në këtë stad ,  duke iu referuar  luftës së ashpër që zhvillohet në kontinentin e vjetër ,  Barcelona ka  dalë e humbur në një operacion të rëndësishëm . 

Spanjollët ia lanë stafetën Paris St Germain për hollandezin  Georginio Wijnaldum që ishte një peticion i Ronald Koeman për revolucionin në  mesfushë. Por kjo çështje tashmë i përket të kaluarës sepse  Barcelona i ka hedhur sytë tek një ndër  skuadrat më prestigjoze në lidhje me prodhimin e talentëve .  Flitet për Ajax Amstedamin dhe konkretisht mesfushorin Ryan Gravenberch . Kontrata e 19 vjeçarit mbetet në fuqi deri në 2023-shin  dhe  klauzola e prishjes së saj  arrin 50 milionë eurot .

Dihet problemi i tyre në aspektin ekonomik por ky lojtar e ka befasuar   bashkombasin e tij  dhe për më tepër konsiderohet si një prej talentëve me premtues. Cilësitë që mbart janë të mahnitshme të cilat bazohen tek një menaxhim perfekt i  topit dhe rrezikshmërisë që evidenton  sidomos në luftën një kundra një pa lënë në prapavijë shpejtësinë   dhe  specialistët e futbollit kanë deklaruar se mënyra sesi luan i përafrohet asaj të Paul Pogbas . 

Ky opsion mbetet shumë i vlefshëm për krijimin e  një lloj ndërthyrje talent -eksperiencë që do ti shërbejë Barcelonës për rikuperuar mentalitetin fitues   . Ryan Gravenberch përpos faktit të të qënit një futbollist që spikat  , ka regjistruar  statistika motivuese gjatë këtij sezoni me 5 gola dhe 6 asiste në  47 ndeshje me Ajax Amsterdamin  dhe do të jetë në pritje të zhvillimit të negociatave të mëtejshme për  të marrë një vendim sa më korrekt .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy