
Pas Newcastle United , një tjetër kandidat është futur në garë për Nabil Fekir .
Manchester City i Pep Guardiolas i ka shpallur luftë bardhezinjve , prej të cilëve duhet patur kujdes sepse konsiderohen klubi më i pasur në botë.
‘’ The Citiziens ‘’ nuk janë të sigurtë për qëndrimin e Bernardo Silvas në “ Etihad Stadium “ , për të cilin lufton Barcelona dhe Paris St Germain.
Refuzimi i ofertës së parë të Newcastles sigurisht i mban në lojë katalanasit dhe ‘’ Les Pariziens ‘’ për të përfituar shërbimet e 29 vjeçarit i cili është një ndër më të rëndësishmit në 11-shen e formuar nga Manuel Pellegrini , tek një ekip shumë simpatik si Real Betis, pjesëmarrës në Europë në sezonin vijues.
Një transferim në ishull do ti krijonte mundësinë ishi-t të Lyonit për t’iu afruar titujve dhe me Pep Guardiolan në stol , Manchester City e ka treguar prej vitesh protagonizmin në Premier League por katalani s’do të ndalet me kaq sepse prioriteti vijon të mbetet fitimi i Champions Leagues.
Gjithçka do të varet nga largimi i ishi-t të Monacos i cili ka dy oferta shumë interesante që meritojnë të merren në konsideratë sepse flitet për dy ndër ekipet më të suksesshëm të viteve të fundit , sidomos në kampionatet respektive.



