
Ecuria jo e mirë e Alvaro Moratas tek Como e ka vënë seriozisht në pikpyetje qëndrimin.
Spanjolli numëron vetëm 1 gol dhe 1 asist në 18 sfida, një statistikë për tu harruar.
Cesc Fabregas ka mbetur i pakënaqur me rendimentin e sulmuesit dhe tashmë zërat për një largim të mundshëm nga italianët kanë nisur të qarkullojnë.
Flitet se destinacioni do të jetë Spanja, i cili pretendohet tashmë nga Getafe.
Një rikthim në La Liga mund të jetë zgjidhja e duhur për 33 vjeçarin, lojtar me shumë eksperiencë.
Alvaro Morata mbetet një rrezik për çdo rival, i rëndësishëm edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ e Luis de la Fuentes.
Dyert e ‘’ Coliseum Alfonso Perez ‘’ tashmë janë hapur për ishi-n e Chelseat, prezenca e të cilit mund të rezultojë një shtysë për ofensivën e ‘’ Los Azulones ‘’.
Njohja me imtësi e La Ligas përbën një avantazh për kampionin e Europës në fuqi të cilin natyrisht traineri Jose Bordalas e mirëpret tek kryeqytetasit.



