Joao Neves, firmos me Paris St Germain

Joao Neves, firmos me Paris St Germain

Drejtuesit e Paris St Germain po japin maksimumin në këtë merkato verore për ti plotësuar dëshirat e Luis Enriques.

Traineri asturian është shumë i fokusuar në lidhje me këtë periudhë, gjatë të cilës priten të tjerë transferime në ‘’ Parque de Prince ‘’.

Sipas ‘ A Bolas ‘, Nasser Al Khelaifi i ka bërë një tjetër dhuratë ‘’ Luchos ‘’, i cili thuhet se e ka arritur marrëveshjen me Joao Nevesin, lojtar do ti kushtojë xhepave të sheikut nga Katari 70 milionë euro, një shifër e konsiderueshme.

Duhet theksuar se blerja e mbrojtësit 19 vjeçar është e katërta më e shtrenjta në historinë e ‘’ Les Pariziens ‘’ sipas ‘ Transfermarkt ‘ pas Neymar Juniorit, Mbappes dhe Kolo Muanit.

Ndër vite tek kuq e blutë është investuar fuqishëm me objektivin për të fituar Champions Leaguen, por fati nuk ka qenë në anën e tyre.

Megjithatë, ishi i ‘’ La Furia Rojas ‘’ është një lloj shpresë për Paris St Germain, i cili e ka eksperiencën e mjaftueshme në këtë kompeticion pasi e fitoi në të shkuarën me Barcelonën, skuadër që asokohe përbëhej nga një ndër tridentët më të frikshëm të viteve fundit me Lionel Messin, Neymar dhe Luis Suarezin.

Joao Neves konsiderohet nga specialistët një ndër lojtarët më premtues jo vetëm të kampionatit portugez por edhe Europës, mesfushor shumë cilësor, i cili përfaqësoi kombëtaren luzitane në Europianin e Gjermanisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy