
Historikisht Real Madridi është shquar si një ndër ekipet protagonistë gjatë merkatove.
Falë investimeve të Florentino Perez, ‘’ Galaktikët ‘’ konsiderohen ndër klubet më të suksesshëm në futboll.
Kjo tendencë do të vijojë edhe në të ardhmen për arsye se spanjollët natyrisht nuk ngopen asnjëherë sepse në çdo sezon synojnë fitimin e trofeve.
Drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ tanimë i kanë përcaktuar prioritetet në lidhje me merkaton verore dhe në listën e të preferuarve të Carlo Ancelottit përfshihen Alphonso Davies, Leny Yoro, Erling Haaland ose Kylian Mbappe.
Me kalimin e viteve është evidentuar se bosi i Real Madridit asnjëherë nuk dorëzohet deri në arritjen me sukses të objektivave dhe parashikohet se për të tre këto elementë do të shpenzohen afro 250 milionë euro, 70 milionë euro për kanadezin, 80 për mbrojtësin e Lilles dhe 100 për nordikun ose Kylian Mbappe.
Kërkesat e ishi-t të Milanit sigurisht janë të justifikuara pasi së fundmi i shtoi edhe një trofe si Superkupën e Spanjës vitrinës së ‘’ Los Merengues ‘’ dhe me ecurinë e deritanishme garanton vijimin në këtë rrugë deri në fundin e sezonit.



