Barazimi me Flamurtarin, Dede: Mund të kishim fituar, golat e pësuar mund t’i evitonim

Barazimi me Flamurtarin, Dede: Mund të kishim fituar, golat e pësuar mund t’i evitonim

Trajneri i Elbasanit, Nevil Dede, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij barazoi 2-2 ndaj Flamurtarit.

Dede deklaroi se mund të kishin fituar këtë takim, pasi pësuan dy gola të evitueshëm.

Është e vërtetë që kur ballafaqon rezultatet ti kënaqesh, por kur shikon që mund ta fitonim ndeshjen sot, mërzitem pak. Pësuam dy gola që mund t’i evitonim. E kimish përgatitur në këtë formë, duke i falur një zonë kundërshtarit dhe t’i prisnim te zona e dytë.

Filluam me 3 mbrojtës qendre, për të krijuar një stabilitet, patëm edhe një zëvendësim të detyrueshëm, pastaj u detyruam të vendosemi 4-3-3. Mënyra se si e morëm golin e parë më la shije të keqe, 8 lojtarë të vendosur dhe topi kalon, askush nuk bën shkallëzim, por janë element që do t’i diskutojmë. Është një pikë përballë një kundërshtari që realisht ka emër dhe është i investuar mirë, pavarësisht diferencës të madhe në pikë.

Përfitoj nga rasti të falenderoj Edon Hasanin që ka luajtur me antibiotik për një infeksion që ka në këmbë, Telushi ka një dëmtim që po e bezdis pak, Karakaçi dhe Hila nuk kanë luajtur për shkak të një marrëdhënie jo korrekte me klubin dhe është marrë një vendim administrative.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy