Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë me Kastriotin.
Kolela u shpreh se synimi i skuadrës së tij është vetëm fitorja. Ai refuzoi të flasë për merkaton, duke thënë se duhet të mbyllet kur fillon të luhet kampionati.
Humbjen me Vllazninë, Kolela nuk e quan disfatë, duke thënë se disfatë humbja 8-2 e Salernitanës ndaj Atalantës.
Frikë nga terreni jo, është diçka tjetër frika në jetë, jo për futbollin. Por terreni do të bëjë me siguri ndeshjen një betejë.
Ajo me Vllazninë është një ndeshje e humbur dhe jo një disfatë. Disfatë është Atalanta që mundi 8-2 Salernitanën. Kjo është vetëm një ndeshje e humbur, pastaj sigurisht merret ajo që ndodhi me Vllazninë dhe mundohesh të përmirësohesh. Është si zakonisht, nuk është se fitove dhe nuk ke çfarë të përmirësosh dhe nëse humbe duhet të përmirësosh gjithçka. Sigurisht ka gjëra për të cilat kemi folur e diskutuar.
Nuk flas për merkaton. Mendoj se në çdo vend të botës, merkatoja duhet mbyllur kur luhet kampionati. Është një gjë të cilën në Itali e diskutojmë prej 30 vitesh, është absolutisht idiotësi që merkatoja është e hapur kur luhet kampionati. Por kjo vlen për ne, për Vllazninë, Kastriotin, të gjithë, si na shqetëson ne, shqetëson edhe të tjerët. Është një rregull që duhet ndryshuar.
Çdo ndeshje duhet ta fitosh, të provosh ta fitosh, nuk ka rëndësi nëse është Kastrioti, Vllaznia apo tjetër. Për mendjen e ekipit tim, është më mirë të kenë një pikë avantazh sesa katër.
Lojtarët që mungonin me Vllazninë nuk ishin 100% për probleme që nuk kishin lidhje me futbollin, nesër janë në dispozicion. Nesër nuk do të jetë vetëm një beteje për kreun, por edhe se Kastrioti është një skuadër që luan shumë fort.



