Dritmir Beci, është afrimi i radhës te Vllaznia. Klubi shkodran ka prezantuar këtë të hënë, afrimin e mbrojtësit 27-vjeçar.
Bëhet fjalë për një rikthim, pasi në të kaluarën Beci ka qenë gjithashtu pjesë e Vllaznisë, deri në vitin 2016.
Në sezonin e fundit, mbrojtësi ishte pjesë e Skënderbeut në Kategorinë e Parë, nga të cilët u largua pas përfundimit të kampionatit.
POSTIMI I KLUBIT:
Dritmir Beci rikthehet në shtëpi. Mbrojtësi shkodran pas disa sezonesh të suksesshme në ekipe të ndryshme, së fundi tek Skënderbeu, tani do të jetë pjesë e Vllaznisë. 27 vjeçari ka firmosur për një sezon me kuqeblutë, me të drejtë shtyrje edhe për një sezon tjetër.
Mirë se erdhe Dritmir Beci!



