Teuta ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa mposhti minimalisht Tiranën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Abissnet Superiore.
Durrsakët iu falën një goli të shënuar nga Albion Marku në minutën e 64-t, për të marrë 3 pikë të arta dhe largohen kështu nga fundi i tabelës, pasi mbajnë vendin e 9-të me 14 pikë. Rikthimi i trajnerit Martini, ka ndryshuar totalisht skuadrën durrsake.
Në krahun tjetër, Tirana mban vendin e dytë me 25 pikë dhe tashmë kryesimi do i takojë Partizanit me 26 pikë.



