
Në kohët e fundit Alexander Arnold është shëndërruar në një prioritet për drejtuesit e Real Madridit.
Fuqizimi i krahut të djathtë të mbrojtjes është një objektiv i hershëm i Carlo Ancelottit, trainer i cili e ka rikthyer ekipin kryeqytetas aty ku e meriton.
Anglezi prej shumë vitesh po shkëlqen me Liverpoolin por duke qenë se kontrata i përfundon në qershorin e 2025-sës, spanjollët po i përshpejtojnë lëvizjet për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ sa më shpejt të jetë e mundur.
I konsideruar ndër më të mirët në pozicionin ku aktivizohet, interesi i një ndër klubeve më të suksesshëm të historisë së futbollit s’kishte si të evitohej.
Të ashtuquajturit ‘’ Los Blancos ‘’ po presin me padurim se çfarë përgjigje do të marrin nga 26 vjeçari, marrëveshje e cila sipas ‘ The Athletic ‘ mund të arrihet për shifrën e 8-10 milionë eurove.
Kur flitet për klubin e zemrës presidenti Florentino Perez është i gatshëm të bëjë gjithçka, falë të cilit ka shkruar historinë në futbollin spanjoll, europian dhe më gjerë.
Nëse i referohemi Alexander- Arnoldit, duhet shtuar se sezoni aktual është një përsëritje e atyre pararendës, niveli i të cilit është impresionues, i reflektuar në 9 sfida dhe 2 asiste, përfshirë të gjitha kompeticionet.



