Milani, sfidë Atletico Madridit për Dovbyk

Milani, sfidë Atletico Madridit për Dovbyk

Ylli i Gironas Artem Dovbyk është shëndërruar në një ndër emrat më të spikatur të kësaj merkatoje verore.

Ukrahinasi e ka treguar veten në një ndër ligat më kompetitive të Europës siç është Primera Division, për të cilin drejtuesit e klubit katalan shpenzuan vetëm 7 milionë euro në verën e kaluar.

27 vjeçari ka evidentuar se është gati për tu transferuar tek një ekip me emër dhe pas Chelseat dhe Atletico Madridit, Milani është hedhur në sulm për shërbimet e tij.

Kuqezinjtë pretendojnë medoemos përforcimin e metrave dhe rritjen e produktivitetit dhe ishi i Midtylland konsiderohet i duhuri.

 

Drupal Ad

 

 

 

Klauzola e prishjes së kontratës me Gironan tejkalon 40 milionë eurot, ç’ka do të thotë se nëse do të largohet nga ‘’ Montilvi ‘’, për modëstet e La Ligas mund të përkthehet në një marrëveshje historike.

Artem Dovbyk ka rezultuar një element i domosdoshëm në skemat e teknikut Michel, i cili për herë të parë i ka dërguar ‘’ Los Rojiblancos ‘’ në fazën e grupeve të Uefa Champions Leagues.

Në javët e ardhshme pritet që golashënuesi nga Cherkasy të vendosë për klubin që dëshiron dhe duke iu referuar pretendentëve, natyrisht parashikohet se do ti analizojë me detaje ofertat.

24 gola në 39 sfida me një ekip të dorës së dytë në Spanjë konsiderohen statistika mbresëlënëse, e ardhmja e të cilit ndoshta do të ndryshojë shumë shpejt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy