Oshilacionet te Partizani, Starova tregon arsyet: Nuk do përsëriten, janë në rrugën e duhur

Oshilacionet te Partizani, Starova tregon arsyet: Nuk do përsëriten, janë në rrugën e duhur

Sulejman Starova, specialist futbolli, analizoi ecurinë e Partizanit këtë sezon.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova tregoi disa nga arsyet që kanë sjellë oshilacione te të kuqtë. Gjithsesi ai tha që beson se Partizani nuk do të përsërisë të njëjtat gabime në 12 javët e fundit.

Sipas Starovës, tashmë të kuqtë janë në rrugën e duhur dhe kanë marrë bonus në moral pas fitores në derbi.

Kur e thua kampionat i çmendur, i kanë kaluar oshilacionet të gjitha skuadrat. Janë shumë arsyet pse. Një nga arsyet te Partizani, është mosha e re. Postet të dubluara, shumë lojtarë, numrat i kanë. Dikush e mban formën, dikush jo. Ndonjëherë euforia. Nuk e besoj se do të përsëriten oshilacionet te Partizani në 12 ndeshjet e fundit.

Vllaznia-Partizani janë dy skuadra për titull. Në këtë ndeshje janë të treja rezultatet. Kur skuadra luan dhe nuk fiton, është pak më ndryshe. Partizani është në rrugën e duhur, lojtarët janë rritur. Papritur shikon një skuadër plot sulme dhe ka marrë shumë bonus moral pas fitores në derbi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy