
Empoli mori një fitore të madhe, teksa mposhti minimalisht Napolin, në transfertë.
Padyshim, vendimtar për miqtë ishte portieri shqiptar, Etrit Berisha, i cili bëri disa pritje spektakolare, duke e mbajtur portën e paprekur.
Në fundin e takimit, ishte Kovalenko që shënoi dhe i dha fitoren Empolit, në një stadium të vështirë si “Maradona”.
Me këtë fitore, Empoli ngjitet në vendin e 17-të me 10 pikë, ndërsa Napoli mbetet në vendin e katërt me 21 pikë, 2 më pak se Milani i vendit të tretë.



