Marco Verratti pritet të jetë lojtari i radhës që do të transferohet në Arabinë Saudite. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se largimi i mesfushorit nga PSG-ja, është i sigurt. Madje, klubi francez nuk e aktivizoi në ndeshjen e fundit miqësore, për të mos rrezikuar ndonjë dëmtim. Dy klubet që duan shërbimet e Verrattit, janë Al Hilal dhe Al Ahli. Ofertat janë thuajse të njëjta dhe bëhet fjalë për një marrëveshje që kap vlerën 200 milionë euro. Në orët e ardhshme, pritet të vendoset përfundimisht skuadra e re për mesfushorin e Italisë.



