Hoti: Erdha te Partizani për titullin! Trajneri italian, zgjedhje e duhur nga drejtori Marini

Hoti: Erdha te Partizani për titullin! Trajneri italian, zgjedhje e duhur nga drejtori Marini

Futbollisti i Partizanit, Engjëll Hoti ka folur para mediave ditën e sotme, ku u shpreh se fitorja në javën e parë ndaj Egantias, e ndihmon shumë skuadrën për të ardhmen.

Gjithashtu ai zbuloi se në momentin kur pa aksionin e Skukës, po priste vetëm gjuajtjen, pasi e kishte të sigurt se do të ishte gol.

Të shënosh një gol është gjithmonë mirë. Kur fillon kampionati dhe kur je i rëndësishëm për ekipin është gjithmonë mirë, se në miqësore mund të shënosh gola sa të duash. E kemi filluar kampionatin shumë mirë këtë vit, me një fitore të rëndësishme.

Ka ardhur një trajner i ri. Po bën një punë shumë të mirë. Ka akoma kohë. Ne duhet të përshtatemi me sistemin e tij. Kemi marrë lojtarë cilësorë dhe tani që kanë ardhur javët e fundit, duhet të punojmë më shumë dhe të përshtatemi më shumë. I kemi shanset për të fituar dhe kampionatin.

Golat në minutën e fundit? Atë ndeshje nuk ishim në Tiranë. Kur pashë momentin që Skuka i ra topit, i thashë Alban Hoxhës vetëm godit dhe e futi topin në rrjetë. Ishte një emocion shumë i madh. Ndeshja e parë është gjithmonë e rëndësishme dhe fitorja na ndihmon me moralin, që të jemi pozitiv. Duhet të shpresojmë që të vazhdojmë kështu.

E vërtetë. Gjithmonë kur luajmë në Tiranë, sidomos në “Air Albania” është një atmosferë fantastike. Sidomos ekipe si Partizani dhe Tirana kanë një anë pozitive nga tifozët që na shtyjnë shumë përpara.

Hoti deklaroi se te Partizani është transferuar për të fituar titullin kampion, ndërsa shtoi se zgjedhja për t’i besuar drejtimin e skuadrës italianit Kolela, ishte e duhura nga drejtori Marini.

Mendoj që kemi lojtarë cilësor. I kemi dhe mundësitë për t’u shpallur kampion. Sidomos Partizani është një ekip që e synon kampionatin. Ashtu mendoj dhe unë. Kam ardhur këtu për t’u shpallur kampion. E shoh që mundësitë janë shumë të mira.

Normalisht që gjithmonë ndryshimi i trajnerit do pak kohë që lojtarët të përshtaten. Unë mendoj që Marini ka bërë një zgjedhje shumë të mirë me këtë trajner. E shikoj që jemi përshtatur mjaft mirë dhe që po përshtatemi çdo javë akoma dhe më shumë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy