
Frosinone, është skuadra e parë që siguron ngjitjen në Serie A, për sezonin 2023-2024.
Pas një sezoni të shkëlqyer dhe dominues në Serie B, skuadra e drejtuar nga legjenda italiane, Fabio Grosso, kryeson me 71 pikë, 3 javë para fundit, plot 10 pikë më shumë se Bari i vendit të tretë.
Me fitoren 3-1 në shtëpi ndaj Reggina, Frosinone siguroi zyrtarisht ngjitjen, ndërsa tani luftën e ka me Genoan e vendit të dytë, për titullin kampion, aty ku diferenca është 4 pikë.



