
Transferimi i Mike Maignan në ‘’ San Siro ‘’ ka rezultuar një ndër më cilësorët e Milanit ndër vite.
Kuqezinjtë do të tentojnë rinovimin e kontratës me francezin përtej 30 qershorit të 2026-tës në shenjë të kontributit të dhënë deri më tani tek italianët.
Sipas ‘ Calciomercatos ‘ , qëndrimi në Milano do të shoqërohet me një rritje rroge, fakt që jep për të kuptuar rëndësinë e ishi-t të Lilles.
Sipas lajmeve të fundit , veshja e bluzës së Milanit konsiderohet një ndër zgjedhjet më cilësore të 27 vjeçarit në karrierë , i cili përfaqëson një klub shumë të famshëm , kampion në fuqi i Scudettos.
Parashikohet se rinovimi është çështje kohe, plotësisht i merituar nga Mike Maignan, portier të cilit iu nevojit pak kohë për të treguar potencialin poshtë tre shtyllave.



