
Trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ndaj Kastriotit ditën e nesërme. Plori vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, duke thënë se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë.
Ai foli edhe për arbitrat, për të cilat tha se kanë gabuar shumë këtë sezon në dëm të Vllaznisë.
Ndeshja duhet vlerësuar, Kastrioti ka bërë mirë dhe nuk ka humbur. Ka pësuar rritje. Lojtarët tanë e kanë vlerësuar këtë ndeshje. Nuk është e lehtë.
Unë dua të qetësoj lojtarët, që mos e kenë mendjen te arbitrat. Kam deklaruar pas ndeshjes se duhet ta gjejmë si pikë të fortë për motivim. Goli i anuluar mos na bëjë pesimistë, të jemi optimistë për fitore.
Këtë vit arbitrat kanë gabuar shumë, kanë qenë flagrante rastet që kanë ndikuar në rezultat. Edhe ne kemi pasur gabime, të punojmë për maksimumin.



