
Marash Kumbulla prej kohësh thuhet se mund të largohet nga Roma. Mbrojtësi nuk kishte shumë hapësira në sezonin e fundit dhe për këtë arsye, shpesh është aluduar për një largim të mundshëm.
Megjithatë, duket se ardhmja e futbollistit shqiptar do të vazhdojë te jetë te skuadra e Romës. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtuesit e Romës kanë vendosur ta mbajnë Kumbullën dhe nuk do e nxjerrin në merkato.
Trajneri Mourinho, beson se mbrojtësi shqiptar, do tregojë një formë të mirë, për të fituar vendin e titullarit në skuadër.



